Nga dita e sotme, kufijtë e brendshëm të BE do të hapen gati plotësisht. Po si qëndron puna me vendet jo anëtare të BE, ato të Ballkanit?
Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin.
Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.
Advertisement
Kufijtë e brendshëm të BE hapen gati plotësisht. Ndërkohë vendet e BE kanë filluar ndërkohë me hapjen e kufijve të brendshëm.