Komiteti Tekniko-Shkencor në Itali ka marrë në dorëzim protokollin për rifillimin e kampionatit për të cilin pritet marrja e një vendimi në 28 maj pas takimit që do të zhvillojnë përfaqësuesit e qeverisë italiane me ata të Lega Calcio dhe Federatës së Futbollit.

Dokumenti prej 40 faqesh ka një sërë direktivash të detajuara mirë me synimin për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Mes direktivave është ajo për numrin e personave që do të lejohen të hyjnë në stadium që do të jetë 300 të cilët do të qëndrojnë në 3 zona; në fushë, tribuna dhe ambientet jashtë impiantit.

Përsa i përket mbërritjes në stadium të skuadrave dhe arbitrave nuk do të bëhen në të njëjtën kohë; në fillim do të hyjnë arbitrat, pastaj skuadra udhëtuese dhe në fund ekipi pritës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Futbollistët në momentin e hyrjes në fushë nuk do të shoqërohen nga fëmijët, nuk do të ketë maskota e as shtrëngime duarsh e foto në grup. Përsa i përket stolit, do të jetë e nevojshme që mes futbollistëve të jetë një vend bosh dhe në rast se do të jetë e nevojshme do të përdoren edhe tribunat nga ana lojtarëvee rezervë.

Arbitrat dhe lojtarët do të duhet të lëvizin gjithnjë në momente të ndryshme, në hyrjen në fushën e lojës, në pushimin e ndeshjes dhe pas përfundimit të ndeshjeve dhe mes tyre duhet mbajtur distancimi social prej 1.5 metra. Nuk do të lejohen protestat pranë arbitrave të ndeshjes.

Në rast se një futbollist do të rezultojë pozitiv me Covid-19, mbetet në fuqi rregulli i përfshirë në protokollin për stërvitjet kolektive, karantinim prej 2 javësh për të gjithë, por në këtë rast specifikohet se mund të bëhen ndryshime në bazë të të dhënave epidemiologjike dhe fitimit të njohurive të reja shkencore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";