Ambasadori rus në Uashington u rikthye në detyrë, pas samitit mes presidentit të SHBA-së, Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Pritshmëritë e diplomatit janë për një bashkëpunim më të mirë, pas tensioneve.
“Duke pasur parasysh rezultatet e takimit midis dy presidentëve, unë pres një bashkëpunim konstruktiv me kolegët e mi amerikanë, në mënyrë që të rindërtojmë një marrëdhënie realiste dhe të barabartë”, tha ambasadori Anatoli Antonov.
Advertisement
Putini njoftoi kthimin e ambasadorëve rusë dhe amerikanë në postet e tyre të mërkurën, pas takimit të tij me Biden në Gjenevë.
Kurse ambasadori amerikan, John Sullivan njoftoi se do të kthehet shumë shpejt në Moskë, për të vazhduar detyrën e tij diplomatike.
Advertisement