Rey Manaj rikthehet në Serinë A. 24 vjecari nga Lushnja do të jetë pjesë e Spezia-s në sezonin e ri futbollistik.

Në ditët e fundit të merkatos ai ka lëvizur nga Barcelona drejt skuadrës modeste të Serise A.

Spezia do të paguajë 500 mijë euro për huazimin e sulmuesin, me të drejte blerje të kartonit  për 4 milionë euro në total në fund të këtij sezoni.

Manaj, ka një të kaluar të konsiderueshme në Itali pasi është rritur dhe ka shpërthyer me moshat e Interit para se të kalonte tek Pescara, Pisa dhe Cremonese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai luajti sezonet e fundit tek Barcelona B, ndërsa këtë vere duke shkelqyer në miqësoret e verës kaloi tek ekipi I parë, por nuk u konfirmua nga tekniku Koman.

Për Manaj pati interesim nga disa skuadra të Serise A, mes të cilave Cagliari ngulmoi më shumë e po ashtu edhe Freiburg në Gjermani.