Republikanët në Shtetet e Bashkuara morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, pasi siguruan 218 mandatet e nevojshme. Për dy vitet e ardhshme, konservatorët do të kenë mundësi të frenojnë zbatimin e plotë të programit qeverisës të presidentit Biden. Ata po ashtu mund të iniciojnë hetime nëse dyshojnë për shkelje nga administrata e tij.

 

Pas zyrtarizimit të fitores së republikanëve në Kongres, presidenti Biden i përgëzoi ata duke thënë se është i gatshëm të punojë me ta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

JOE BIDEN

PRESIDENTI I SHBA

 

Zgjedhjet e javës së kaluar treguan forcën dhe qëndrueshmërinë e demokracisë amerikane. Kishte një refuzim të fortë të mohuesve të zgjedhjeve, dhunës politike dhe frikësimit. Kishte një deklaratë të theksuar se në Amerikë, vullneti i popullit mbizotëron. E ardhmja është shumë premtuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Tashmë pritet të kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të jetë republikani Kevin McCarthy, i cili do të zërë vendin e demokrates Nensi Pelosi. McCarthy do të ketë një detyrë të vështirë të mbajë partinë e bashkuar. Tjetër sfidë për të, është edhe orientimi i republikanëve në zgjedhjen e liderit të ri të konservatorëve.

 

Marrja e Kongresit është një ngushëllim i vogël për republikanët, pas pritshmërive për një fitore të thellë në zgjedhjet e mesme. Në fakt, senati mbeti në duart e demokratëve dhe garanci për administratën e majtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nga ana tjetër, Donald Trump shpalli kandidaturën e tij për presidencialet e 2024, por ai nuk ka mbështetjen e plotë të anëtarëve republikanë, pasi një pjesë tashmë besojnë tek guvernatori i Floridas, Ron DeSantis.