Republikanët, debat pa Trump; 8 kandidatë diskutojnë për situatën ekonomike, akuzojnë Biden

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Republikanët, debat pa Trump; 8 kandidatë diskutojnë për situatën ekonomike, akuzojnë Biden

Tetë kandidatët që po përpiqen të fitojnë garën brenda Partisë Republikane për të garuar për president të ShBA, zhvilluan debatin e parë publik mbrëmjen e së mërkurës.

 

Por ish-presidenti Donald Trump, i cili kryeson në sondazhe, mungoi. Ai ka deklaruar më herët se tashmë njerëzit e njohin e nuk ka nevojë për prezantim. Kjo nga ana tjetër, do të jetë një provë vendimtare për guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, i cili nuk ka mundur ta rrisë mbështetjen pavarësisht se renditet i dyti pas Trump.

 

Advertisement

Debati mes kandidatëve u fokusua kryesisht te kritikat e ashpra ndaj presidentit aktual Xho Biden për çështjet ekonomike dhe shpenzimet e tepruara. Por nuk munguan edhe përplasjet mes tyre, sidomos sulmet ndaj sipërmarrësit Vivek Ramaswamy, mbështetja ndaj të cilit ka filluar të rritet.

 

38-vjeçari Ramaswamy u vendos në qendër të debatit, teksa tha se nëse zgjidhet president do ta falë ish-presidentin Trump për problemet me drejtësinë. Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence u mundua të pozicionohej si kandidati më me përvojë.

 

Advertisement

Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie dhe ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut, Nikki Haley, dhe të tjerët duket se do të mbeten prapa në garë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy