Një ndërprerje teknologjike ka goditur linjat ajrore, bankat, kompanitë e telekomunikacionit, kompanitë e transportit hekurudhor dhe transmetuesit televizivë në mbarë botën duke shkaktuar kaos.
Problemi ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të firmës së sigurisë kibernetike të Microsoft, CrowdStrike.
Sipas një alarmi që CrowdStrike ka dërguar për klientët e tij, softueri “Falcon Sensor” i kompanisë bën që Microsoft Windows të prishet dhe të shfaqë një ekran blu, i njohur ndryshe edhe si ekrani blu i vdekjes.
Industria e transportit ajror dhe hekurudhor është nga më të goditurat.
Shumë kompnai të fluturimeve që operojnë në SHBA, australi dhe Europë, disa prej të cilave edhe në vendin tonë kanë pezulluar ose anuluar fluturimet për shkak të mungesës së komunikimit. Si pasojë mijëra pasagjerë, në Londër Berlin, Zyrih janë detyruar të presin në terminale.
Në Britani të Madhe ndërprerja ka prekur sistemin teknlogjik që përdoret nga mjekët dhe shërbimi shëndetësor publik, e cila ka sjellë problematika në qendra shëndetësore, spitale dhe farmaci.
Bankat dhe institucionet e tjera financiare nga Australia në Indi dhe Afrikën e Jugut paralajmëruan klientët për ndërprerje në shërbimet e tyre.
Mediumi britanik ‘sky neës’ ndaloi gjithashtu trnasmetimin për tu rikthyer pak kohë më pas.