Ka shkuar në mbi 1 mijë persona numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Marokun mbrëmjen e djeshme.
Autoritetet vendase raportojnë për 1037 viktima dhe 1204 të plagosur.
Advertisement
Shumica e vdekjeve ndodhen në zona malore që ishin të vështira për t’u arritur, thanë autoritet.
Ndërsa ekipet e shpëtimit e kishin të pamundur për të arritur në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë dhe rrugëve të shkatërruara.
Advertisement
Epiqendra ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik dhe ka një popullsi rreth 840 mijë banorë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti që ra në orën 23:11 kishte një thellësi prej 18.5 km.