Pesë ditë pas tërmetit shkatërrimtar me magnitudë 7.8 që tronditi Turqinë dhe Sirinë, numri i viktimave ka shkuar ne mbi 24 mije, 20 mijë e 665në Turqi dhe 3 mijë e 513 në Siri.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet në kushte të vështira si pasojë e temperaturave të ulëta dhe pasgoditjeve që vijojnë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 130 orë vazhdojnë të nxirren të mbijetuar nga rrënojat.
Në Gaziantep është nxjerrë e gjallë një grua shtatzënë pas 115 orësh. Zahide Kaya është dërguar menjëherë në spital, teksa bashkë me të ishte edhe vajza e saj 6 vjeçe.
Një mrekulli e vërtetë mund te konsiderohet edhe shpëtimi i një djali 8-vjeçar, i cili qëndroi nën gërmadha për më shumë së 116 orë. Zëvendëspresidenti turk, Fuat Oktay ka njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë nxjerrë rreth 70 persona nga rrënoja. Ndërkohë mbi 80.000 njerëz janë duke u trajtuar në spitale, ndërsa 1 milion persona kanë mbetur në qiell të hapur.
“Qëllimi ynë kryesor është të sigurohemi që ata t’i kthehen jetës normale, duke u ofruar strehim brenda një viti dhe duke ua shëruar dhimbjen sa më shpejt që të jetë e mundur” është shprehur Oktay teksa ka vizituar një nga zonat e goditura nga tërmeti. “
Në Siri, presidenti , Bashar al-Assad, ka miratuar ndihmën humanitare, një lëvizje kjo që mund të ndihmojë miliona njerëz që kanë nevoja urgjente.