Përmbytjet katastrofike në rajonin e Detit të Zi kanë shkaktuar të paktën 44 viktima ndërsa ka ende persona në kërkim. Rrëshqitjet e tokës dhe vërshimet e ujit kanë lënë gjurmë tragjike sidomos në provincën e Kastamonu dhe Sinop.

 

Autoritetet turke kanë dërguar më shumë se gjashtë mijë punonjës në terren për të ndihmuar banorët pasi dhjetëra ndërtesa e ura janë shkatërruar plotësisht. Evakuimi është ndërlikuar në kushtet kur shumica e rrugëve janë përmbytur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Presidenti Erdogan i ka shpallur rajonet e prekura nga përmbytjet, zona fatkeqësie dhe ka deklaruar se Turqia do të rimëkëmbet shumë shpejt edhe pse është goditur nga dy katastrofa brenda një muaji.

 

Rreth 3 mijë persona janë evakuuar dhe disa janë shpëtuar përmes helikopterëve. Ekspertët shprehen se ndërhyrjet në shtretërit e lumenjve dhe ndërtimet pa leje, kanë hapur rrugën që Turqia të pësojë dëme masive nga vërshimet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa shkencëtarët ngrejnë alarmin për veprimtarinë e pakontrolluar njerëzore që po shkakton ndryshime ekstreme të klimës.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";