Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi në Turqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi në Turqi

Numri i viktimave nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi të Turqisë është rritur në 44. Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur goditën rajonin e Detit të Zi në veri të vendit të mërkurën, duke lënë 36 persona të vdekur në provincën e Kastamonu.

Po ashtu, shtatë të tjerë vdiqën në provincën Sinop, ndërsa përpjekjet e kërkimit përfunduan për një grua të moshuar në provincën Bartın, e cila u gjet e vdekur rreth 600 metra larg shtëpisë së saj, sipas Anadolu Agency.

Deri më tani 341 persona janë evakuuar në Bartın, 1.480 në Kastamonu dhe 526 në provincën Sinop.

Dje, presidenti Recep Tayyip Erdoğan vizitoi rrethin Bozkurt në Kastamonu, zona më e goditur nga përmbytjet. “Ne do të bëjmë çmos si shtet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shpresojmë se do të ngrihemi përsëri në këmbë”,  tha ai.

Advertisement

Presidenti shtoi se ai do të bëjë një vlerësim në vend së bashku me ministrin e Brendshëm Süleyman Soylu, ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoğlu dhe ministrin e Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum. Hapat e nevojshëm do të merren pas vlerësimit, tha ai.

Këto vende do të mund t’i shtyjnë detyrimet tatimore dhe tregtarët vendas do të lejohen t’i shtyjnë pagesat në Institucionin e Sigurimeve Sociale të vendit. Asistenca do të ofrohet gjithashtu për të mbuluar humbjet e pronës, automjeteve dhe vendeve të punës.

Shlyerjet e huave të bizneseve gjithashtu do të shtyhen, kurse shteti do të përgatisë një plan mbështetjeje emergjente për zonat e goditura nga fatkeqësitë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy