Numri i viktimave nga një sulm me raketa ruse në një bllok apartamentesh në qytetin ukrainas, Dnipro, ka arritur në 35, teksa të plagosur kanë mbetur 75 persona, mes tyre 13 fëmijë.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë autoritetet ukrainase, pas kërkimeve të shumta gjatë dy ditëve të fundit, teksa mundësitë për të gjetur ndonjë të mbijetuar janë minimale.
Advertisement
Bilanci pritet të rëndohet edhe më tej pasi 35 persona rezultojnë ende të zhdukur.
Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytri Kuleba, ishte i pari ka kërkuar dënimin e menjëhershëm ndërkombëtar lidhur me këto goditje, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë mbështetje dhe furnizime me armë.
Advertisement
Sulmet e ashpra në Dnipro të Rusisë janë dënuar nga shumë vende të botës.