Numri i viktimave nga shembja e një hoteli në lindje të Kinës u rrit të mërkurën në 17.
Një ditë më herët u raportua për së paku tetë të vdekur.
Shumica e viktimave ishin mysafirë të hotelit.
Autoritetet thanë se operacioni i kërkimeve ka përfunduar pas 36 orësh dhe se 23 njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.
Advertisement
Hoteli Siji Kaiyuanu u shemb në qytetin Suzhou, rreth 100 kilometra në perëndim të Shangait.
Vitin e kaluar, 29 njerëz vdiqën pas shembjes së një hoteli në provincën Fuxhian të Kinës.
Hetuesit më vonë zbuluan se kishte “probleme serioze” në infrastrukturën e hotelit./ REL
Advertisement