Përballja e parë e Shqipërisë me Italinë në këtë kampionat europian nuk ishte në favor të kombëtares kuqe zi, për shkak të humbjes 2-1 që pësuam.

Por përveç kësaj, Shqipëria hyri në histori dhe “shkaktar” ishte Nedim Bajrami, i cili shënoi golin më të shpejtë në historinë e një kampionati europian.

Në sekondën e 23, një gjuajtje e tij çoi topin në rrjetën e kundërshtarit, ndërsa gëzimi ishte shumë i madh tek mijëra tifozë që kishin mbushur stadiumin.

Por tifozët shqiptarë nuk ishin të vetmit që u gëzuan. Një komentator turk që po transmetonte live ndeshjen nga stadium i Dortmundit u befasua nga rekordi i Bajramit dhe nuk e ka përmbajtur dot gëzimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lojtarët e Interit janë në njëmbëdhjetëshen e Italisë sonte. Kemi një gjuajtje me dorë të rrezikshme. Ndeshja nisi me gol. Minuta e parë ka gol pas një gabimi në gjuajtjen me dorë. Ky është goli më i shpejtë në historinë e europianëve. Jemi duke u bërë dëshmitarë të momenteve historike”, dëgjohet të thotë ai.

Ndërkohë që video në fjalë është bërë virale në rrjetet sociale, duke u parë miliona herë. Ky europian, është një vitrinë e mirë për Shqipërinë, ndërsa tifozët me festën e tyre, kanë ditur që të ‘shkëlqejnë’ në rrugët e Gjermanisë./vizionplus.tv