Gjatë këtij viti, numri i gazetarëve të burgosur në botë arriti në 274, që shënon edhe një rekord të ri. Sondazhi i përvitshëm i organizatës për lirinë e shtypit, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, rendit Kinën, Turqinë dhe Egjiptin si vendet me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur.

Trazirat në Bjellorusi dhe Etiopi çuan në rritje të arrestimeve, ndërkohë që protestat në SHBA sollën një numër të pashembullt ndalimesh.

Në Kinë, ndërsa dilnin në sipërfaqe të dhënat e para për virusin vdekjeprurës, gazetarët iu drejtuan mediave sociale për të njoftuar rreth tij. Pekini reagoi duke i burgosur.

Sulme të ngjashme nga qeveritë e ndryshme sollën një rekord prej 274 gazetarësh të burgosur në të gjithë botën gjatë vitit 2020, sipas të dhënave të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është shifra më e lartë sa i përket burgimeve, për dy arsye. Njëra është reagimi ndaj pandemisë dhe kjo ka sjellë shtimin e akuzave për lajme të rreme kundër gazetarëve në shenjë hakmarrjeje për raportimin e pavarur. Së dyti janë arrestimet për shkak të protestave,” thotë Courtney Radsch, në Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve

Pandemia e ka shtuar urgjencën për të kërkuar drejtësi për të arrestuarit. Të paktën dy gazetarë humbën jetën nga COVID-19 në paraburgim ndërsa familja e një gazetari tjetër të burgosur në Kirgistan, Azimjon Askarov, beson se edhe ai ka vdekur nga virusi.

“Në një pandemi globale si COVID-19, një dënim me burg për gazetarët mund të jetë njëlloj si një dënim me vdekje për ta, sepse në burg nuk ka distancim social. Burgjet janë vatra të infeksionit,” thotë zonja Radsch.

Të dhënat e Komitetit na japin një pamje të përgjithshme të gjendjes. Por gjatë këtij viti pati shumë më tepër gazetarë që u ndaluan dhe më pas u liruan. Në SHBA, më shumë se 117 u ndaluan ose u arrestuan për pak kohë, kur ishin duke mbuluar protestat për padrejtësitë racore ose për zgjedhjet presidenciale. Disa ende përballen me akuza.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Protestat kanë qenë gjithmonë një mjedis tepër i rrezikshëm për gazetarët, krahasuar me goditjet e tjera që ata marrin. E gjitha filloi me vdekjen e George Floydit më 25 maj në Minneapolis. Më 26 maj, pamë sulmin e parë ndaj një gazetari që mbulonte protestat ndërsa më 29 maj, arrestimin e parë të një gazetari. Gjatë gjithë vitit 2020, kemi dokumentuar 117 gazetarë të arrestuar ose të ndaluar,” thotë Kirstin McCudden, e organizatës Gjurmuesi i Lirisë së Shtypit.

Protestat në Bjellorusi çuan në një rritje të arrestimeve, gjithsej 10 që nga rizgjedhja e debatueshme e Presidentit Aleksandër Lukashenko.

Në Etiopi, e cila kohët e fundit kishte dhënë shenja më premtuese për lirinë e shtypit, u arrestuan disa gazetarë për mbulimin e trazirave në rajonin Tigray.

“A dëshirojnë Bjellorusia dhe Etiopia t’u bashkohen Kinës, Turqisë, Egjiptit, Arabisë Saudite, në listën e vendeve që burgosin gazetarët si hakmarrje ndaj punës së tyre? Do të shpresoja që jo,” thotë Courtney Radsch e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një vit kur njerëzit kanë më shumë nevojë se kurrë për lajme të pavarura, numri rekord i gazetarëve të ndaluar për raportimet e tyre është një prirje shqetësuese./ VOA