Një palë atlete “Nike” nga ditët e lavdishme të Michael Jordan janë shitur për një shumë rekord prej 560.000 dollarësh, gati katër herë sa vlerësimi fillestar. Këto atlete ishin të autografuara. Ofertat për “Air Jordan 1s”, të bëra me porosi, me ngjyrat e Chicago Bulls, filluan më shumë se një javë më parë në Neë York. Shtëpia e ankandeve më parë vlerësoi se mund të merrte prej tyre deri në 150.000 dollarë.
Ishte “Sotheby”, ajo e e kreu me sukses këtë opeacion online. Kjo kompani ka mbajtur një rekord të hershëm për atletet në ankand me 437.500 dollarë, të paguar për “Moon Shoe” të “Nike”, vitin e kaluar. “Air Jordan 1s” erdhi nga koleksioni i Jordan Geller, një koleksionist dhe themelues i “Shoezeum”, muzeu i parë i atleteve në botë”, – tha Sotheby.
Jordan është edhe një herë basketbollisti më i famshëm në botë, pas botimit të “The Last Dance”, një seri dokumentarësh të ESPN. Kronika e serisë prej 10 pjesësh përqendrohet në karrierën e tij dhe se si “Chicago Bulls” e fitoi kampionatin e tij të gjashtë në NBA, gjatë sezonit 1997-1998. Çdo javë, rreth 6 milionë shikues kanë blerë bileta për ta parë shfaqjen. Dy episodet e fundit do të shfaqen sonte.