Regjisori Altin Basha, i rreshtuar krah artistëve dhe personave që ishin pro shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar shprehet se godina e rrënuar lindi për të mos qenë teatër dhe s’u bë kurrë.

Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, regjisori Basha tha se periudha e fundit kur artistë e aktivistë të Aleancës për Teatrin u “ngujuan” në Teatër krijoi një gjendje agonie e të padurueshme.

“Në pamje e trishtueshme, por nuk është pa arsye, nuk është një gjë që do të mbetet ashtu, do nisin punimet e një teatri të ri.

Ajo ndërtesë lindi për të mos qenë teatër, u adoptua, po nuk u bë kurrë teatër. Është përfundimi i një procesi 3-vjeçar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Periudha e fundit u bë krejtësisht agonie, rrinin njerëz që nuk e dinin ca bënin, shfaqje të improvizuara, të paverifikuara, u bë një gjendje e padurueshme, që nuk kishte sens, duhet të merrte drejtim kjo gjë”, tha Basha.