Refuzoi të hiqte maskën “Black Lives Matter”, mësuesja pushohet nga puna

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Refuzoi të hiqte maskën “Black Lives Matter”, mësuesja pushohet nga puna

Një mësues nga Teksasi u pushua nga puna në fillim të këtij muaji, pasi mbantë në fytyre një maskë mbrojtëse, në të cilën shkruhej “Black Lives Matter”.

Lillian White, një mësuese arti në Great Hearts Western Hills, u pushua, pasi refuzoi urdhrin e zyrtarëve të shkollës për ta hequr maskën.

“Black Lives Matter” shkruhet në njërën anë të maskës, ndërsa në anën tjetër lexohet: “Heshtja është Dhunë”.

White tha se ajo e përdorte këtë maskë për të treguar mbështetjen e saj për studentët dhe të gjithë personat me ngjyrë.

Advertisement

Paralajmërimi i parë në drejtim të saj erdhi dy javë pasi ajo filloi të mbante maskën mbrojtëse. White ka nisur një peticion, të nënshkruar nga më shumë se 1,200 njerëz të mbledhur, duke kërkuar që njerëzit të zbatojnë një plan veprimi anti-racizëm.

The post Refuzoi të hiqte maskën “Black Lives Matter”, mësuesja pushohet nga puna appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy