Reforma në drejtësi, gjykata e BE dënon Poloninë, 1 milionë euro gjobë në ditë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reforma në drejtësi, gjykata e BE dënon Poloninë, 1 milionë euro gjobë në ditë

Gjykata e Lartë e Bashkimit Europian dënon Poloninë lidhur me përplasjen e gjatë për pavarësinë e gjyqësorit. Në bazë të vendimit, qeveria e Varshavës duhet t’i paguajë Unionit, 1 milionë euro gjobë në ditë deri në momentin që do të zbatojë detyrimet e ligjit të përbashkët të korrikut të këtij viti.

Kjo erdhi pasi komisioni ekzekutiv i BE-së kërkoi penalitete financiare ndaj këtij vendi anëtar për ta detyruar atë të zbatojë urdhrin. Por Polonia vijon të mbrojë qëndrimin e saj në grindjen me Brukselin për reformën në drejtësi duke nënvizuar se ligji i BE-së pengon pavarësinë e gjykatave.

“Penaliteti është i nevojshëm në mënyrë që të shmanget dëmi serioz dhe i pariparueshëm në rendin ligjor të Bashkimit Europian dhe në vlerat mbi të cilat është themeluar Unioni, në veçanti, atë të sundimit të ligjit”, shkruhet në vendim.

Por Polonia vijon të mbrojë qëndrimin e saj në grindjen me Brukselin për reformën në drejtësi duke nënvizuar se ligji i BE-së pengon pavarësinë e gjykatave.

Advertisement

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme tha se blloku po bën shantazh dhe nuk po merr parasysh që kërkesat e parashtruara bien në kundërshtim me Kushtetutën.

Komisioni Europian kërkoi sanksione që muajin e kaluar, pasi Polonia injoroi vendimin e korrikut për të pezulluar menjëherë sistemin e saj të disiplinës juridike. Pika e kontestuar është e Dhomës Disiplinore e Gjykatës së Lartë, e cila përdoret si mjet presioni ndaj gjykatësve për të vendosur në favor të autoriteteve qeveritare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy