Drejtori i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Robert Redfield ka dhënë një afat për aplikimin e vaksinës kundër koronavirusit tek amerikanët.
Redfield dhe zyrtarë të tjerë, duke përfshirë edhe dr.Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjes infektive, kanë thënë se “Operacioni Warp Speed” po lehtëson prodhimin e miliona dozave të vaksinave COVID-19, të cilat i nënshtrohen provave klinike.
Sipas tij, ekziston mundësia që deri vitin e ardhshëm, ato doza të shpërndahen dhe të jenë në dispozicion për shumicën e amerikanëve.
Redfield parashikon që shumica e amerikanëve mund të vaksinohen kundër koronavirusit deri në korrik të 2021.
Deri në fund të muajit mars, zyrtari i lartë i shëndetit pret që të ketë në dispozicion rreth 700 milionë doza të vaksinave, mjaftueshëm për 350 milion njerëz.
The post Redfield: Shumica e amerikanëve do të vaksinohen deri në fund të korrikut appeared first on Vizion Plus.