Presidenti serb, Aleksandër Vuçiçka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas vendosjes së reciproritetit per targat e makinave në Kosovë.

Mësohet se temë kryesore e mbledhjes do të jenë ngjarjet në Kosovë, theksuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për targat. Sipas vendimit të qeverisë kosovae, asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës, nuk mund të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Jarinje. Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës janë pozicionuar atje për ta siguruar zbatimin e vendimit më të fundit të Qeverisë së Kosovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";