Rebelët Houthi njoftuan këtë të martë se sulmuan me raketa një anije tregtare izraelite, anijen e mallrave “MSC Silver”, në Gjirin e Adenit.

Zëdhënësi i tyre, Yahya Sharia, shtoi se Houthi-t gjithashtu nisën një sulm me dron kundër anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq dhe Detin Arabik, si dhe në qytetin jugor izraelit të Wilat.

Që nga mesi i nëntorit, rebelët jemenas të mbështetur nga Irani kanë nisur sulme me dronë dhe raketa mbi anijet tregtare në Detin e Kuq, duke pretenduar se po e bënin këtë për të treguar solidaritet me palestinezët dhe për të presionuar Izraelin për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";