![Rebelët Houthi sulmojnë anijet tregtare izraelite dhe luftanijet amerikane në Detin e Kuq](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/02/houthi_missiles-2-714x400.jpg)
Rebelët Houthi njoftuan këtë të martë se sulmuan me raketa një anije tregtare izraelite, anijen e mallrave “MSC Silver”, në Gjirin e Adenit.
Zëdhënësi i tyre, Yahya Sharia, shtoi se Houthi-t gjithashtu nisën një sulm me dron kundër anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq dhe Detin Arabik, si dhe në qytetin jugor izraelit të Wilat.
Që nga mesi i nëntorit, rebelët jemenas të mbështetur nga Irani kanë nisur sulme me dronë dhe raketa mbi anijet tregtare në Detin e Kuq, duke pretenduar se po e bënin këtë për të treguar solidaritet me palestinezët dhe për të presionuar Izraelin për të arritur një armëpushim në Rripin e Gazës./vizionplus.tv/
Advertisement