Rebelët Houthi paralajmërojnë sulme të tjera ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rebelët Houthi paralajmërojnë sulme të tjera ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Rebelët Houthi të Jemenit paralajmëruan se mund të kryejnë të tjera sulme ndaj objekteve në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas sulmit me dron të hënën, si pasojë e të cilit u vranë tre persona.

 

Policia e Abu Dhabit i identifikoi viktimat si dy shtetas indianë dhe një pakistanez.

 

Advertisement

Sipas policisë sulmi kishte në shënjestër tre kamionë cisternë, (në një objekt nafte), si dhe një sektor të aeroportit që po zgjerohej.

 

Një zëdhënës i rebelëve Houthi të Jemenit tha se sulmi u krye në formë hakmarrje ndaj rolit të Emirateve të Bashkuara Arabe në një ofensivë ushtarake në Jemen, javën e kaluar.

 

Advertisement

Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe e dënoi sulmin dhe tha se ai “nuk do të mbetej pa u ndëshkuar”.

 

Emiratet e Bashkuara Arabe janë pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton rebelët Houthi. Si kundërpërgjigje, forcat e koalicionit saudit, qëlluan mbi luftëtarët e milicisë Houthi në provincën Marib të Jemenit.

 

Advertisement

Koalicioni njoftoi gjithashtu të hënën se interceptoi dhe asgjesoi tetë dronë të nisur drejt Arabisë Saudite./ Voa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy