Real Madrid dhe Manchester City, në gjysmëfinalet e Champions League

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Real Madrid dhe Manchester City, në gjysmëfinalet e Champions League

Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në fazën gjysmëfinale të Uefa Champions League.

Rekordmenët e Europës mbrojtën fitoren 3 me 1 në fushën e tyre kundër Liverpool të arritur në ndeshjen e parë duke siguruar një barazim 0 me 0 në Angli këtë të mërkurë.

Rezultat që i dha mundësi skuadrës 13 herë kampioneve të Europës që të shkojnë në gjysmëfinale.

Liverpool provoi të hapte çështjen e kualifikimit, mirëpo në rastet e pjesës së parë nuk arriti dot të shënojë.

Advertisement

Ndërkohë Manchester City fitoi 2 me 1 ndeshjen e kthimit në Gjermani kundër Dortmund, i njëjti rezultat me të cilin kishin fituar edhe në takimin e parë në Angli.

Bellingham shënoi i pari për gjermanët që në minutën e 15 duke dhënë përshtypjen e një ndeshje që mund të hapej tërësisht, mirëpo Mahrez dhe Foden në pjesën e dytë përmbysën gjithcka, duke i dhënë mundësi skuadrës së Guardiolës që të vazhdojë luftën për këtë trofe te madhe që i mungon kaq shumë.

Gjysmëfinalet do të luhen në 27 dhe 28 prill, e do të jenë çiftet Manchester City vs PSG dhe Real Madrid-Chelsea, ndeshja të cilat do transmetohen në Tring dhe Vizion Plus.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy