Rasti i parë i dyshuar me COVID në Korenë e Veriut/ Kim mbledh Byronë Politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rasti i parë i dyshuar me COVID në Korenë e Veriut/  Kim mbledh Byronë Politike

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka bllokuar një qytet kufitar, pasi dyshohet se një person i infektuar me COVID-19 hyri në mënyrë të paligjshme përmes qytetit Kaesgon City më 19 korrik.

Sipas agjencisë së lajmeve KCNA, pacienti iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe u vendos në karantinë. Ndërkohë, Komisioni Qendror Ushtarak do të hetojë njësinë përgjegjës për hyrjen e paligjshme të pacientit në vend.

“Një emergjencë ka ndodhur në qytetin e Kaesong. Një person i arratisur, i cili shkoi në jug tre vjet më parë, i dyshuar se ishte i infektuar me virusin, u kthye në 19 korrik, pasi kaloi në mënyrë të paligjshme linjën e ndarjes”, njoftoi media koreane.

Për analistët, ky është një lajm i rëndësishëm, i cili, nëse konfirmohet, Koreja e Veriut mund të “kërkojë ndihmë nga bota”.

Advertisement

The post Rasti i parë i dyshuar me COVID në Korenë e Veriut/ Kim mbledh Byronë Politike appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy