Rastet me COVID rriten, por Macron refuzon të mbyllë Francën sërish

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rastet me COVID rriten, por Macron refuzon të mbyllë Francën sërish

Presidenti francez Emmanuel Macron nuk ka në plan të fusë sërish të gjithë Francën në karantinë.

Ndonëse rastet me koronavirus ditët e fundit po vijnë në rritje shqetësuese, Macron tha se nuk mund të mbyllet më gjithë vendi sepse pasojat në ekonomi janë të mëdha.

Advertisement

“I gjithë vendi nuk mund të mbyllet. Rreziku zero nuk ekziston kurrë. Vendi nuk mund të ndalet sepse dëmi i kolateralit është i konsiderueshëm. Unë e kuptoj ankthin që lidhet me viruin. Por ne nuk duhet të biem në doktrinën e rrezikut zero.”

Macron tha se ky është një fenomen tërësisht i ri epidemik. Ai kujtoi politikën shëndetësore që konsiston në testim, gjurmim, izolim dhe organizim të spitaleve.

Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen masive të koronavirusit. Këtu presidenti francez përfshiu edhe përdorimin e maskës.

Advertisement

The post Rastet me COVID rriten, por Macron refuzon të mbyllë Francën sërish appeared first on Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy