Francesca Albanese, Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për Territoret e Pushtuara Palestineze, Francesca Albanese e konsideron gabim të rëndë përfundimin e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit. Sipas saj, rifillimi i luftës do të përkeqësojë situatën humanitarë në Rripin e Gazës.

 

 “Është e papërgjegjshme duke pasur parasysh katastrofën humanitare në të cilën ndodhen njerëzit në Gaza”, tha Albanese. “Popullsia në Gazë nuk mund të durojë më dhunë, asnjë bombardim”, shtoi ajo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Albanese theksoi se zgjidhja e vetme për këtë situatë është që komuniteti ndërkombëtar të kujdeset për respektimin e ligjeve të luftës, në interes të të dyja palëve. Ajo shtoi se për të lejuar çmilitarizimin e Hamasit dhe tërheqjen e ushtrisë izraelite, duhet të ketë një operacion të pavarur paqeruajtës në territoret e pushtuara palestineze.