
Pothuajse 33 000 fëmijë janë vrarë dhe gjymtuar në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit, mesatarisht një fëmijë në çdo pesë orë, sipas “Save the Children”, ndërsa forcat e fundit ushtarake ndërkombëtare u larguan nga vendi i shkatërruar nga lufta.
Të dhënat e reja të publikuara nga grupi ndërkombëtar i avokimit thanë se të paktën një fëmijë “ose u vra ose u gjymtua çdo pesë orë në 20 vitet e fundit në Afganistan”.
Forcat e fundit të huaja u larguan nga Afganistani të hënën në mbrëmje, duke i dhënë fund 20 viteve të gjata të pushtimit dhe luftës në vend. Forcat e huaja të drejtuara nga SHBA-ja pushtuan Afganistanin në 2001. “Numrat janë një pasqyrë shkatërruese e kostos vdekjeprurëse të luftës ndaj fëmijëve”, tha grupi.
Më tej thuhet se numri i vërtetë i viktimave të konfliktit të drejtpërdrejtë të fëmijëve ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë se sa 32.945 pasi “ky numër nuk përfshin fëmijët që kanë vdekur për shkak të urisë, varfërisë dhe sëmundjeve në atë kohë”.
Gjjithashtu, gati gjysma e popullsisë së Afganistanit, përfshirë afërisht 10 milionë fëmijë, kanë nevojë për ndihmë humanitare pasi mungesa e ushqimit, vala e tretë e COVID-19 dhe konflikti e kanë thelluar edhe më shumë krizën në vend.