RAPORTI/ Mafia italiane “zë mend” pas çmendurive të korleonezëve, gjithçka përveç dhunës dhe përplasjes me shtetin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
RAPORTI/ Mafia italiane “zë mend” pas çmendurive të korleonezëve, gjithçka përveç dhunës dhe përplasjes me shtetin

Grupet italiane të krimit të organizuar po fokusohen gjithnjë e më shumë te korrupsioni dhe infiltrimi në ekonominë legale dhe më pak te dhuna, sipas një raporti në parlament nga Drejtoria Antimafia për aktivitetet e krimit të organizuar në gjysmën e parë të 2023.

Në raport thuhet se Sindikatat e krimit të organizuar janë përshtatur prej disa kohësh me ndryshimet sociale dhe ekonomike dhe kanë “zëvendësuar përdorimin e dhunës, e cila po reduktohet gjithnjë e më shumë, megjithëse nuk hiqet dorë, me strategji të infiltrimit të fshehtë dhe akte korrupsioni”.

“Sot mafiozët preferojnë të drejtojnë vëmendjen e tyre në sferën e biznesit, duke përfituar nga kapitali gjigant që kanë grumbulluar përmes aktiviteteve të paligjshme”, thuhet më tej në raport.

Megjithatë, theksohet se burimi kryesor i të ardhurave për krimin e organizuar mbetet trafiku i drogës.

Advertisement

Sipas raportit, mbi 29 miliardë euro në asete u sekuestruan në gjysmën e parë të 2023 për lidhje të dyshuara me aktivitetet mafioze.

Raporti thekson rrezikun e mafias që kërkon të marrë një pjesë të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Rezistencës (NRRP), një program masiv që synon të gjelbërojë dhe modernizojë ekonominë italiane me rreth 200 miliardë euro ndihmë dhe me interesa të ulëta kredi nga BE.

Gjithashtu theksohet se Ministria e Brendshme ka zbatuar strategji për të parandaluar që kjo të ndodhë.

Sipas të njëjtit burim, gjatë gjysmës së parë të vitit 2023 janë bërë 11.890 kërkesa për hetime kundër krimit të organizuar në lidhje me ESAA dhe tetë prej tyre kanë rezultuar me ndalim. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy