Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së fundit të mbajtur në Facebook në lidhje me luftën kundër koronavirusit, pati një mesazh edhe për ata që e kritikojnë.
Kreu i qeverisë i cilësoi si “lukuni e faunës së larmishme të xhunglës politike dhe mediatike” të gjithë ata që e kritikojnë.
Në biologji, termi faunë do të thotë tërësi e kafshëve në një zonë të caktuar.
Rama tha gjithashtu se nuk vjedh dhe nuk shantazhon dhe flet pas të tjerëve dhe ngrihet para tyre për të shëruar sado pak siç thekson plagët e panumërta të këtij vendi.
Rama: Unë nuk vras, nuk vjedh, nuk shantazhoj, nuk shpif, nuk fle para tjerëve, nuk zgjohem pas të tjerëve, nuk zdërhallem për qejfet e mia lokaleve të Tiranës apo rrugëve të botës. Unë nuk punoj për të jetuar, por jetoj për të punuar.
Sikur të mos e jetoja këtë punë si një mision për vendin e stërgjyshërve, gjyshërve dhe fëmijët e fëmijëve të fëmijëve të mi si një privilegj të jashtëzakonshëm për të ndihmuar sa më shumë njerëzit dhe kuruar sa më shumë plagët panumërta të këtij vendi, nuk do duroja një minutë jo më ditë për ditë lukuninë e faunës së larmishme të xhunglës politike dhe mediatike.
Nuk kam lindur në kallëpin e politikanit dhe as nuk dua të vdes brenda atij kallëpi.