Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore duket se nuk fiken më në Odesa. Qyteti port i Ukrainës është bërë shënjestër e sulmeve të vazhdueshme ajrore ruse ditët e fundit.
Një tjetër sulm mëngjesin e kësaj të shtune në qytetin Mykolaiv, në rajonin e Odesas la të vdekur të paktën 21 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën tha kryebashkiaku i qytetit. Shpërthimet rrafshuan një pjesë të një ndërtese.
Në fjalimin e të premtes, presidenti Volodymyr Zelenskiy akuzoi Moskën se sulmet kishin shënjestruar qëllimisht civilet për të përhapur terror dhe se nuk kishte asnjë gabim në koordinata.
Kievi thotë se Moska ka intensifikuar sulmet me raketa me rreze të gjatë, duke goditur objektiva civilë. Ndërsa Rusia këmbëngul se ka synuar vetëm objekte ushtarake.