Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë të premten, ndërsa vazhdonin luftimet e ashpra në lindje të vendit. Njëzet persona të tjerë u plagosën.

 

Zyrtarët ukrainas thanë se shumica e viktimave nga goditjet me raketa ishin në qytetet në lindje të vendit dhe në jug, të cilat ndodhen pranë njësive të artilerisë ruse. Një ditë më parë sulmet me raketa ruse depërtuan thellë në brendësi të territorit të Ukrainës dhe vranë 11 persona.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kievi tha se forcat ukrainase ishin angazhuar në luftime të ashpra të premten me forcat ruse në qytetin lindor Vuhledar, pjesë e rajonit Donetsk.

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten në fjalimin e tij të mbrëmjes se luftimet ishin të ashpra në Donetsk dhe se forcat ruse nuk po kërkonin vetëm të arrinin fitore ushtarakisht, por se edhe po përpiqen të shkatërrojnë qytete dhe fshatra.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më herët, një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha se Rusia po e zhvendos luftën në Ukrainë “në një tjetër stad”, duke bërë sulme ndaj civilëve dhe qyteteve, si reagim ndaj një vendimi rishtazi të vendeve të NATO-s për të dërguar armatime të avancuara në Ukrainë, për të mbështetur përpjekjet e saj në këtë luftë.

 

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Tokio, sekretari i përgjithshëm i Shërbimit Evropian për Veprimtarinë e Jashtme, Stefano Sannino, u tha gazetarëve se Rusia nuk po përqëndrohet më tek objektivat ushtarake, por se po bënte sulme pa dallim ndaj qyteteve dhe popullsisë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mendoj se zhvillimi më i fundit për sa i përket furnizimit me armatime është vetëm një evoluim i situatës dhe i mënyrës se si Rusia filloi ta zhvendosë luftën në një stad të ri”, tha ai.

 

“Putini është zhvendosur nga koncepti i një operacioni të posaçëm ushtarak, drejt një koncepti tashmë të një lufte ndaj NATO-s dhe Perëndimit”, tha zoti Sannino.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia ka mohuar vazhdimisht se po vendos në objektiv civilët në Ukrainë.

 

Komentet e zotit Saninno vijnë ndërsa Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan këtë javë se do të dërgojnë tanke të avancuara luftarake në Ukrainë, duke shpresuar të balancojnë fuqinë luftarake që Rusia ka në tokë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zyrtari i lartë i BE-së tha se furnizimet e reja nga Perëndimi nuk janë një përshkallëzim, por një përpjekje për t’i dhënë Ukrainës shansin që të mbrohet. Ai tha se zhvillimet e kanë detyruar Presidentin Putin të ndryshojë variantin e tij fillestar, kur e përshkronte sulmin si një “operacion special” për të çliruar Ukrainën nga një regjim nazist.

 

“Tashmë po flasim për një luftë me NATO-n dhe Perëndimin. Tjetër histori”, tha zoti Sannino.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Polonia u zotua të premten të dërgojë tanke të tjera në Ukrainë, duke premtuar 60 tanke shtesë, krahas 14 tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman që kishte rënë paraprakisht dakord t’i dërgonte.

 

Presidenti ukrainas Zelensky u përgjigj në Twitter, “Faleminderit… Polonisë për këto vendime të rëndësishme për t’i dërguar Ukrainës 60 tanke polake – 30 prej të cilave janë të famshmit PT-91 Twardy, së bashku me 14 Leopardë”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të premten se furnizimi me tanke perëndimore në Ukrainë nuk do të ndihmonte shanset ushtarake të Kievit, por do t’i “sillte vendet e Perëndimit në një nivel të ri konfrontimi me vendin tonë dhe popullin tonë”.

 

Të enjten, Presidenti Zelensky shprehu mirënjohjen për numrin në rritje të vendeve që premtojnë furnizimin me armatime të avancuara, përfshirë tanke, ndërsa në të njëjtën kohë theksoi nevojën për të përshpejtuar dërgimin e sistemeve të armëve të premtuara.

Presidenti Zelensky tha se e vetmja mënyrë për të ndalur “këtë agresion rus” është me “armët e duhura”. Ai theksoi se “shteti terrorist nuk kupton asgjë tjetër”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Presidenti ukrainas vlerësoi gjithashtu furnizimet perëndimore për të rritur mbrojtjen nga sulmet me raketa të së enjtes. “Sot, falë sistemeve të mbrojtjes ajrore të ofruara për Ukrainën dhe falë profesionalizmit të luftëtarëve tanë, ne arritëm të rrëzonim shumicën e raketave ruse dhe (dronët) Shahed”, tha ai në fjalimin e tij.

 

“Fatkeqësisht, është e vështirë të sigurohet mbrojtje 100% vetëm me mbrojtje ajrore. Sidomos kur terroristët përdorin raketa balistike”, shtoi ai./VOA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";