Raketat ruse godasin në territorin e NATO-s/ Dy persona mbeten të vrarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raketat ruse godasin në territorin e NATO-s/ Dy persona mbeten të vrarë

Dy raketa ruse kanë goditur një fermë në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën.

 

Sipas Associated Press, nga kjo goditje dy persona janë vrarë.

 

Advertisement

Rusia goditi objektet energjetike të Ukrainës me breshërinë e saj më të madhe të raketave deri më tani, duke goditur objektiva në të gjithë vendin dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

 

Sipas një zyrtari amerikan, raketat kaluan në Poloni, vend anëtar në NATO-s, ku mbetën të vrarë dy persona.

 

Advertisement

Mediat polake treguan një imazh të një përplasjeje të fortë dhe një automjeti të përmbysur në vend, pranë qytetit të Przewodow. Është e paqartë se nga kanë ardhur këto raketa.

 

Një zëdhënës i qeverisë tha se kryeministri polak Mateusz Morawiecki ka mbledhur Këshillin e Ministrave për Çështjet e Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy