Raketat amerikane do të kthehen në Gjermani, zemërohet Moska

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raketat amerikane do të kthehen në Gjermani, zemërohet Moska

Raketat amerikane me rreze të gjatë do të vendosen periodikisht në Gjermani nga viti 2026 për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë.

Vendimi u shpall në samitin e 75-vjetorit të NATO-s.

Raketat Tomahawk, SM-6 dhe hipersonike kanë një rreze veprimi dukshëm më të gjatë se raketat ekzistuese, thanë SHBA-ja dhe Gjermania në një deklaratë të përbashkët, raporton BBC.

Raketa të tilla do të ishin ndaluar sipas një traktati të vitit 1988 midis SHBA-së dhe ish-Bashkimit Sovjetik, por pakti u shpërbë pesë vjet më parë.

Advertisement

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se Moska do të reagonte me një “përgjigje ushtarake ndaj kërcënimit të ri”.

“Kjo është vetëm një hallkë në zinxhirin e një kursi përshkallëzimi,” argumentoi ai, duke akuzuar NATO-n dhe SHBA-në se po përpiqen të frikësojnë Rusinë.

Në deklaratën e përbashkët amerikano-gjermane u bë e qartë se vendosja e raketave fillimisht u pa si e përkohshme, por më vonë do të bëhej e përhershme.

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, i cili po fliste në samitin e NATO-s në Uashington, tha se ideja pas planit të SHBA ishte të inkurajonte Gjermaninë dhe vendet e tjera evropiane që të investonin në zhvillimin dhe blerjen e raketave me rreze më të gjatë.

Advertisement

Vendosja e përkohshme e armëve amerikane do t’u japë aleatëve të NATO-s kohë për t’u përgatitur, shpjegoi ai.

“Ne po flasim këtu për një hendek gjithnjë e më serioz në Evropë.”

Raketa të tilla u ndaluan pas një traktati të nënshkruar në vitin 1988.

Por, Vladimir Putin ndjeu se ishte shumë kufizuese dhe në vitin 2014 SHBA e akuzoi atë për shkeljen e paktit me një lloj të ri rakete lundrimi me aftësi bërthamore.

Advertisement

SHBA përfundimisht u tërhoq nga traktati në vitin 2019 dhe Rusia ndoqi shembullin./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy