Nga sulmi me rus me raketa ndaj një treni në Tshaplyne kanë humbur jetën të paktën 22 vetë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz ndërkohë viziton të enjten një kamp trajnimi për ushtarët ukrainas.

Pas një sulmi rus me raketa ndaj një stacioni treni në lindje të Ukrainës sipas të dhënave të presidentit ukrainas, Zelensky kanë humbur jetën të paktën 22 vetë dhe janë plagosur 50 të tjerë. Raketat kishin goditur një tren në Tshaplyne, është shprehur Zelensky në një fjalim me video para Këshillit të Sigurimit me rastin e Ditës së Pavarësisë të Ukrainës të mërkurën dhe fillimit të agresionit rus në Ukrainë para gjashtë muajsh.

“Katër vagonë digjen”, është shprehur presidenti ukrainas, forcat e shpëtimit janë në vendngjarje por numri i viktimave mund të rritet. “Kjo është e përditshmja jonë”, ka thënë Zelensky. Ministria e Brendshme në Kiev ka publikuar në twitter foto që tregojnë trenin e shkatërruar. Ministria e Brendshme ruse nuk është shprehur në lidhje me goditjen.

Baerbock: Ukraina lufton për paqen dhe Europën

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock nuk është e qartë, nëse Ukraina do mund ta të fitojë këtë luftë kundër Rusisë, “Këtë ne nuk e dimë. Ky është realiteti brutal”, tha ajo për televizionin gjerman, ZDF, por do të bëjmë gjithçka, që kjo të jetë e mundur,, sepse Ukraina lufton “për pavarësinë e saj, për lirinë e saj dhe për rendin europian të paqes.”

Gjermania duhet të balancojë mes mbështetjes së dëshiruar ushtarake për Ukrainën dhe faktit që vetë ushtria gjermane, Bundeswehr nuk është e armatosur sa duhet. Kancelari gjerman, Olaf Scholz të enjten viziton programin e trajnimit për ushtarë ukrainas për përdorimin e tankeve Gepard. Ky trajnim është pjesë e mbështetjes financiare të Gjermanisë për dërgimin e 30 tankeve gjermane Gepard. Ukraina po ashtu mund të vazhdojë të llogarisë me mbështetjen e SHBA-së. Presidenti, Joe Biden bëri të ditur të mërkurën, vënien në dispozicion të 3 miliardë dollarëve për Kievin. Sipas Biden me këtë Ukraina mund të sigurojë sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme artilerie, municion, dronë dhe radarë për “t’u mbrojtur në plan afatgjatë”.