Victoria, shteti i dytë më i populluar në Australi ndodhet në izolim që prej ditës së diel. Canberra ka ndërhyrë për të ndalur protestat që kanë shpërthyer në Victoria. Qytetarët kanë thyer rregullat e vëna për parandalimin e COVID, duke rrezikuar deri në 3 mijë euro gjobë.

Policia në qytetin e Melburnit, zona më e prekur nga virusi, lajmëroi se njerëzit që refuzojnë zbatimin e masave po rriten dhe se po bëhen të dhunshëm, ndërsa solli rastin e një polici të ri, i cili u godit në kokë nga një grua, e cila nuk dëshironte të vendoste maskë.

Ndërkohë, shteti i Viktorias ka paralajmëruar se do të nisë të përdorë ushtrinë për të detyruar banorët që të zbatojnë urdhrat e izolimit prej Covidit-19, si dhe ndëshkimin me gjoba të larta për ata që i shkelin ato.

The post Qytetarët sfidojnë rregullat e izolimit në Australi appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";