Qipro pret turistët e vaksinuar, edhe Arabia Saudite e vendos si kusht për Haxhin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qipro pret turistët e vaksinuar, edhe Arabia Saudite e vendos si kusht për Haxhin

Ndërsa Bashkimi Europian po shqyrton konkretizimin e pasaportës së gjelbër dixhitale e cila pritet të arrihet brenda pak muajsh, Qipro është vendi i parë në kontinent që hap kufijtë për të vaksinuarit.

Nga data 1 Maj, të gjithë turistët britanikë që kanë marrë të dyja dozat e injeksionit, nuk do tu nënshtrohen kufizimeve., shkruan Vizion Plus.

 

SAVVAS PERDIOS

Advertisement

MINISTER I TURIZMIT, QIPRO

 

“Do të lejohen britanikët të cilët janë vaksinuar me produktet e miratuara nga Agjencia Europiane e Barnave. Ata nuk do të kenë nevojë për  një test negativ ose karantinë por është kusht që dozën e dytë ta kenë marrë të paktën shtatë ditë para udhëtimit.”

 

Advertisement

Deri më tani Komisioni Europian ka miratuar vaksinat Pfizer-BioNTech, Oxford-AstraZeneca dhe Moderna ndërsa po shqyrtohet edhe vaksina ruse, Sputnik 5.

 

Qiproja tashmë ka arritur një marrëveshje të ngjashme edhe me Izraelin, duke hapur kufijtë për turistët nga data 1 Prill.

 

Advertisement

Ndërkohë, vaksina kundër COVID-19 do të jetë e detyrueshme edhe në Arabinë Saudite, për ata që dëshirojnë të kryejnë ritualin e Haxhit.

Në vitin 2020, mbretëria uli në mënyrë dramatike numrin e pelegrinëve të lejuar për të marrë pjesë në Haxh në rreth 1.000 shtetas sauditë nga më shumë se dy milionë njerëz që zakonisht marrin pjesë çdo vit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy