Drejt Gazës është nisur një tjetër ngarkesë me ndihma humanitare, e cila sipas presidentit të Qipros Nikos Christodoulidis do të mbërrijë brenda ditës së sotme.

Në një komunikim me gazetarët teksa ka qenë në një aktivitet, Christodoulidis tha se Qipro është duke përgatitur edhe një ngarkesë të tretë.

Për këtë, ai tha se janë në komunikim edhe me qeverinë amerikane.

Shumë shpejt dërgesa e dytë e ndihmës do të mbërrijë në portin e Gazës, brenda ditës. Ne po përgatitemi për misionin e tretë dhe jemi në kontakt me qeverinë amerikane për përgatitjet për përfundimin e punës në port, gjë që do të rrisë shumë dërgimin e ndihmave humanitare nga Larnaka në Gaza”,  presidenti i Qipros./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";