Rreth 500 njerëz janë mbledhur në Romë, në Piazza Bocca della Verità, për të protestuar kundër asaj që ata e quajnë “diktaturë shëndetësore”.

“Maskat duhet të hidhen: në këtë nxehtësi ato janë një terren ushqyes për mikrobet para gojës dhe hundës.” Kështë u shpreh Pasquale Mario Bacco, mjek dhe studiues, anëtar i shoqatës ‘L’Eretico’, i cili ishte sot në Romë për të protestuar kundër masave anti-covid.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne nuk jemi mohues të virusit, siç na kanë cilësuar. Nuk është e nevojshme që maskat të mbahen në ambiente të jashtmë. Ato duhet të përdoren vetëm nëse qëndroni në kontakt me të sëmurët dhe të moshuarit, të cilët janë shënjestra e këtij virusi. Pyes veten: cili është kuptimi i mbajtjes së maskës ​​pas orës 6 të mbrëmjes? Është një virus, jo një mushkonjë”, shtoi ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duhet të specifikohet se detyrimi për të mbajtur maskën pas orës 18:00 vlen vetëm për vendet ku ekziston rreziku i grumbullimit të njerëzve. Ky orar u zgjodh sepse pikërisht rreth asaj ore, njerëzit, sidomos të rinjtë, dalin për të bërë shëtitje. Kjo protestëse u organizua kryesisht nga partia e ekstremit të djathtë “Forza Nuova”, së bashku më ata që kanë dalë kundër masave antiCovid.

The post Qindra njerëz protestojnë në Romë: Le t’u themi jo maskave dhe vaksinave appeared first on Vizion Plus.