Udhëtimi i një 25-vjeçari me origjinë shqiptare, me banim në Rimini, u ndërpre përpara mbërritjes së planifikuar në Romagna.
Ai u ndaluar në San Benedetto del Tronto dhe u arrestua për posedim kokaine.
25-vjeçari kishte me vete edhe një shumë të madhe parash, sipas raportimit të medieve italiane.
Historia
Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në San Benedetto del Tronto, në provincën e Ascoli Piceno.
Ai kishte qenë tashmë nën vëzhgimin e hetuesve për shkak të disa sjelljeve të dyshimta dhe u ndalua në një automjet fuoristradë, pak para se të mbërrinte në Romagna.
Me ndihmën e qenve nuhatës të drogës, forcat e rendit kontrolluan automjetin dhe gjetën 2.1 kilogramë kokainë.
Droga, e ndarë në dy blloqe, ishte fshehur në zgavrën nën dorezën e makinës dhe në bagazhin e makinës.
Shqiptari kishte edhe 12 mijë euro para të gatshme.
25-vjeçari është arrestuar menjëherë dhe gjyqtari hetues ka urdhëruar dërgimin në burg./vizionplus.tv