
28-vjeçari që qëlloi me shuplakë presidentin e Francës Emmanuel Macron pak ditë më parë, është dënuar me 4 muaj burg. Gamien Tarel u dënua në gjykatën e qytetit juglindor të Valences.
Ai deklaroi në seancë gjyqësore se shuplaka ndaj Macron ishte për të simbolizuar çdo gjë që është “kalbur” në Francë, si dhe për të treguar revoltën e njerëzve kundër tij.
Advertisement
Prokuroria kërkoi 18 muaj burg për të riun, por trupa gjykuese e dënoi me 4 muaj.