Një 27-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në KTEL Kifisos. Sipas medieve greke, i riu ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve të fundit, 27-vjeçari kurd është qëlluar me armë zjarri pak pas orës 21:00, teksa ishte ulur me dy persona të tjerë në një dyqan në zonën e KTEL-it.
Ai është transportuar menjëherë me autoambulancën e EKAV-së në Spitalin “Gennimatas”, ku po trajtohet me dëmtime në krah dhe në brinjë.
Policia arrestoi katër persona, 2 grekë dhe 2 shqiptarë, të cilët u lanë të lirë pak më vonë.
Advertisement
Vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes. /vizionplus.tv