Ministri ukrainas i Kulturës, Oleksandr Tkachenko, ka apeluar për ndalim-fluturimin mbi Ukrainë sepse agresorët rusë po shkatërrojnë vendet kulturore.
“Shumica e krimeve të luftës së Putinit në Ukrainë janë kryer nga ajri”, ka treguar Tkachenko.
“Raketat dhe avionët e Rusisë po shkatërrojnë qëllimisht qendrat historike të qyteteve të mëdha. Putini dëshiron të shkatërrojë trashëgiminë dhe kulturën e Evropës, ta fshijë atë nga faqja e dheut”, ka theksuar ai.
Për ministrin ukrainas, “qindra viktima të pafajshme, shkatërrimi total i kishave, katedraleve dhe muzeve është çmimi i qiellit ende të hapur mbi Ukrainë”.
Teksa vendasit përpiqen të ndalin shkatërrimin e trashëgimisë së tyre kulturore dhe historike, “raketat dhe avionët rusë vazhdojnë të bombardojnë në mënyrë të pandershme qytetet e bukura paqësore”.
“Bota duhet ta ndalojë këtë”, ka ravijëzuar ai.