Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë këtë të hënë i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që ndodhen atje, të gjejnë një mënyrë dhe të largohen menjëherë.

Duke pasur parasysh situatën e “paparashikueshme” dhe tensionet  e vazhdueshme mes Ukrainës dhe Rusisë, Ambasada këshilloi qytetarët që të jenë vigjilent e të tregojnë më tepër kujdes për rrugët që do ndjekin.

Më herët, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se do të tërheqë një pjesë të stafit të ambasadës dhe familjarët e tyre nga Ukraina. “Situata e sigurisë në Ukrainë vazhdon të jetë e paparashikueshme për shkak të rritjes së kërcënimit nga veprimi ushtarak rus dhe mund të përkeqësohet në çdo kohë”, tha ambasada amerikane në Kiev.

Territori i Ukrainës është më se i ekspozuar nga operacionet luftarake e për pasojë rrezikshmëria është shumë e lartë në pikat e kalimit kufitar nga ku Rusia ka vendosur mijëra trupa ushtarake duke e rrethuar Ukrainën nga veriu, lindja dhe jugu.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";