Putin viziton Bjellorusinë dhe takon Lukashenkon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti rus, Vladimir Putin, do të udhëtojë në Bjellorusi, udhëtimi i tij i parë në më shumë se tre vjet, për të takuar aleatin e tij Aleaksandr Lukashenka, mes spekulimeve se ai mund të përpiqet t’i bëjë presion Bjellorusisë që t’i bashkohet luftës kundër Ukrainës.

 

Putin, i cili ka bërë vetëm disa udhëtime jashtë Rusisë që nga fillimi i pandemisë në 2020, do të udhëtojë në Minsk më 19 dhjetor.

 

Advertisement

Zyra e Lukashenkës tha se dyshja do të zhvillojë bisedime kokë më kokë, si dhe negociata më të gjera me ministrat e tyre për integrim.

 

Putin mund të kërkojë ta bindë Lukashenkën që të vendosë ushtarë bjellorusë përkrah forcave ruse në një sulm të përbashkët ndaj Ukrainës, thanë analistët dhe zyrtarët ushtarakë.

 

Advertisement

Të tjerë thonë se udhëheqësi rus mund të jetë duke u përpjekur të shpërqendrojë udhëheqjen ushtarake të Ukrainës dhe të tërheqë forcat e saj nga luftimet e ashpra në lindje dhe drejt kufirit me Bjellorusinë në veri.

 

Gjeneral-lejtnant ukrainas, Serhiy Naiev, tha më 18 dhjetor se të dy udhëheqësit ka të ngjarë të diskutojnë “përfshirjen më të gjerë” të ushtrisë bjelloruse në luftë.

 

Advertisement

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina po “përgatitet për të gjitha zhvillimet e mundshme”, duke përfshirë një sulm që vjen nga territori bjellorus.

 

Lukashenka është një aleat i ngushtë i presidentit rus, i cili e ka mbështetur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Moska./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy