Presidenti rus, Vladimir Putin i ka thënë homologut të tij francez Emmanuel Macron se qëllimet e operacionit të Rusisë në Ukrainë, çmilitarizimi i saj dhe statusi neutral do të arrihen.
Dyshja zhvilluan një telefonatë 90 minuta më herët ditën e sotme.
Lufta Rusi-Ukrainë është në ditën e saj të 8-të, ndërkohë që Putin në bisedën me Macron është shprehur se ‘operacioni ushtarak do të përmbushet’.
Ndërkohë, delegacionet nga Rusia dhe Ukraina do të takohen për një raund të dytë bisedimesh sot në Bjellorusi, pasi një këshilltar presidencial ukrainas konfirmoi se përfaqësuesit e tyre ishin rrugës. Mykhailo Podolyak shkroi në Twitter se delegacioni ukrainas po udhëtonte për në pikën e takimit.
Advertisement