Kryeministri hungarez Viktor Orbán u takua sot me Presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar hapat drejt paqes në Ukrainë.

Hungaria mori presidencën e rradhës gjashtëmujore të BE-së të hënën dhe pesë ditë më vonë Orban vizitoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev dhe sot u takua me Putinin në fazën e dytë të atij që ai e përshkroi si një “mision paqeruajtës”, vetëm disa ditë përpara samitit.

Samiti i NATO-s do të shqyrtojë ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën kundër asaj që aleanca e mbrojtjes perëndimore e quan “luftë agresioni të paprovokuar” të Rusisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur nga të dy liderët, Putin tha se kishte diskutuar situatën në Ukrainë me kryeministrin hungarez, por përsëriti besimin e tij se propozimet e Rusisë duhet të jenë çelësi për zgjidhjen e konfliktit. Putin theksoi se ai është mirënjohës ndaj Orbanit për përpjekjen për të rivendosur dialogun midis Rusisë dhe Evropës, por Kievi ende nuk është i gatshëm të ndalojë luftën. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";