Presidenti rus, Vladimir Putin në televizionin shtetëror rus po flet për vendet që po ndërmarrin sipas tij “hapa jomiqësore” kundër Rusisë dhe ekonomisë së saj, duke iu referuar sanksioneve të vendosura ndaj saj nga Perëndimi.
Putin thotë se nuk ka “asnjë dyshim se këto probleme do të zgjidhen dhe njerëzit do ta kuptojnë se nuk ka asgjë që ne nuk mund ta zgjidhim”.
Presidenti rus shtoi se Rusia po i përmbush detyrimet e saj në furnizimin energjetik dhe nuk ka aspak faj për rritjen e çmimeve: “Çmimet po rriten sepse Perëndimi i bëri gabim llogaritë, mos na fajësoni neve”.
Advertisement