Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij dëshiron të shmangë konfliktin me Ukrainën dhe Perëndimin, por ka nevojë për një përgjigje “të menjëhershme” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj kërkesave për garanci sigurie.

Ukraina ndodhet në qendër të tensioneve në rritje Lindje-Perëndim. Shtetet e Bashkuara dhe Kievi akuzojnë Rusinë se po planifikon një sulm të ri ndaj fqinjit të saj jugor, një akuzë që Moska e ka hedhur poshtë.

“Kjo nuk është zgjedhja jonë (e preferuar), ne nuk e duam këtë”, tha zoti Putin në konferencën e tij vjetore për shtyp kur u pyet mbi mundësinë e konfliktit me Ukrainën.

Ai tha se Rusia kishte marrë një përgjigje fillestare përgjithësisht pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi këtë muaj Shteteve të Bashkuara, të hartuara për të zbutur krizën aktuale. Presidenti rus shtoi se ai ishte shpresonte tek negociatat, të cilat siç tha do të nisnin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por në një përgjigje të veçantë, mbi të të njëjtën çështje, Presidenti Putin i rriti tonet, duke thënë se NATO e kishte “mashtruar paturpësisht” Rusinë me një valë të njëpasnjëshme zgjerimi që nga Lufta e Ftohtë dhe tha se Moska kishte nevojë urgjente për një përgjigje.

“Duhet të na japin garanci dhe menjëherë! Tani!”, tha zoti Putin.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat e Kievit dhe të Uashingtonit se po përgatit një sulm ndaj Ukrainës i cili mund të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm duke përdorur dhjetëra mijëra trupa ruse, të dislokuara në kufi me ish-republikën sovjetike.

Rusia thotë se ka nevojë për premtime nga perëndimi, sikurse ai për të mos kryer aktivitet ushtarak të NATO-s në Evropën Lindore. Moska thotë se forcimi i lidhjeve të Ukrainës me aleancën perëndimore, kërcënon sigurinë e saj dhe se dislokimi i raketave të NATO-s në territorin ukrainas mund të përdoren kundër saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne kërkuam që të mos ketë më lëvizje të NATO-s në lindje. Topi është në fushën e tyre, ata duhet të na përgjigjen me diçka”, tha zoti Putin.

Tensionet rreth Ukrainës i kanë zhytur marrëdhëniet Lindje-Perëndim në pikën më të ulët në tre dekada që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Grupi i Shtatëshes kanë paralajmëruar Presidentin Putin se ai do të përballet me “pasoja të rënda”, përfshirë sanksione të ashpra ekonomike, në rast të ndonjë agresioni të ri ndaj Ukrainës./ Voa